Ora News - Rrogozhinë: Identifikohen vrasësit e Klevisit, lanë gjurmë në vendin e krimit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia e Kavajës ka identifikuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Burime nga policia bëjnë me dije se nisur nga provat në vendin e ngjarjes por dhe dëshmitë e marra në dispozicion nga grupi hetimor kanë çuar në identifikimin e autorëve të dyshuar.

Prova më e fortë që policia ka marrë në dispozicion ka qenë arma e gjetur pranë makinës ku u vra Kapllani.

Pas ekspertizës mësohet se ka rezultuar që pistoleta tip ?Glok? u kishte rënë autorëve gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje policia ka ndjekur pistën e vrasjes për larje hesapesh pasi viktima ishte i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Hetuesit kanë dyshime se ky aktivitet është vazhduar edhe pas kryerjes së dënimit, në disa shteteve evropiane, si Italia apo Holanda.

Për grupin hetimor gjithashtu ka dyshime se viktima është përfshirë dhe në ngjarje kriminale, gjatë dy viteve të fundit, të regjistruara në Peqin apo Elbasan.

Ekspertët e policisë kanë sekuestruar gjithashtu dhe dy celularë të viktimës, të cilët pas këqyrjes pritet të zbulojnë më tepër të dhëna për sa i përket aktiviteti të viktimës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasja-e-33-vjecarit-ne-rrogozhine-policia-identifikon-dy-autoret-e-dyshuar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended