RTV Ora kthehet në skenën e krimit: Mes grumbullit të hekurave ka ende gjurmë gjaku

  • 5 years ago
#rtvora

Heshtja mbizotëron rreth pallatit 13 katësh të rrugës "Faik Konica" në Tiranë një ditë më pas tragjedisë.

Shiriti i verdhë i skenës së krimit rrethon zonën ku humbi jetën Ergysi dhe Orjani ndërsa tre kolegët e tyre, Genti, Altini dhe Euglidios ndodhen në spital dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirugjikale.

Ata po punonin për veshjen e pallatit me sistemin termoizolues (kapot) kur skela u rrëzua (rreth orës 15:00, 16 gusht).

"Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për t'i nxjerrë pasi janë poshtë skelës së rrëzuar. Njërin e nxorri policia tani të pakjetë, po punohet dhe për nxjerrjen e tjetri. Dyshohet të ketë ndërruar jetë" raportonin dje gazetarët rreth orës 15:53 minuta.

Më pas policia zyrtarisht njoftoi për vdekjen e Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç.

"Sot një pjesë e skelës ka mbetur ende e varur ndërsa poshtë pallatit në gurmbullin e madh të hekurave të rrëzuara ka ende gjurmë gjaku. Gjurmë gjaku ka dhe në tokë." informon gazetarja e RTV Ora Rovena Neziri.

Ndërsa gazetari i RTV Ora Besar Bajraktaraj raporton se "Në momentin e rrëzimit të skelës dyshohet se punëtorët kanë qenë mbi katin e 10 të pallatit"

Punëtorët ishin të firmës " "Xhimi" me administrator e drejtues teknik punimesh, Xhimi Tanushi, (i arrestuar) dhe të skela "Syla" administratori i të cilit është shpallur në kërkim.

Ndërkohë është arrestuar dhe drejtuesi teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela ?Syla?. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Për këtë ngjarje, policia informon se ka nisur procedimi penal për veprën penale ? Shpërdorimi i detyrës ?, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, "pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rtv-ora-kthehet-ne-skenen-e-krimit-mes-grumbullit-te-hekura-ka-ende-gjurme-gjaku

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended