Pa Gjurme- Trondit ish polici:12 vjeçari u shit nga dy italianë që punonin në Petrelë, di vendin
  • 5 years ago
Pjesë e dytë Dt 27 Mars Pa Gjurme- Trondit ish polici:12 vjeçari u shit nga dy italianë që punonin në Petrelë, di vendin ku u birësua
Në vitin 1995 në kohën që u rrëmbye Xhevair Gezdari gati 30 metra larg oborrit të shkollës i ka ardhur pranë një makinë ngjyrë e zezë, nga ku ka dalë një shtetas I huaj, rreth 38 deri 40-vjec.

Ai i është afruar Xhevairit duke e gënjyer me çokollata dhe karamele, më pas e ka rrëmbyer. Shtetasi i huaj që ka marrë Xhevairin ka qenë pjesë e një kompanie private e licencuar në atë kohe nga nje Kompani, e cila do të operonte në Shqipëri për kërkime nafte, e cila prej disa kohësh ishte në periferi të Tiranës në Petrelë.

Kjo kompani mbante mjetet e tonazhit të rëndë në oborrin e shtëpinë e familjes Gezdari. Sipas burimeve që unë disponoj në dosjen e Xhevahirit ishte shkruar se djali ishte mbytur në liqenin afër shtëpisë. Në dosje ksihte edhe emrat e personave që dyshohehej se mund të kishin gisht në zhdukjen e të miturit. Shtetasi I huaj që ka rrembyer 12-vjecarin është një emër i njohur për mediat Italiane dhe në Ballkan për trafikimin e fëmijëve i cili fshihej pas kësaj kompanie për të realizuar rrëmbimet. Pas 2 ditësh nga ngjarja në Petrelë të Tiranës rrëmbehet dhe një tjetër djalë, i një mesueseje. Kompania ishte në lëvizje nëpër qytete të tjera të Shqipërisë.

Sipas dëshmive të mbledhura nga uniformat blu në atë kohë Xhevahir Gezdari është shoqëruar nga dy persona të rriturtë cilët kanë bërë të mundur kalimin në grek dhe me pas kanë kaluar në disa shtete, transit për ta dërguar në shtetin Butan në kufi me Himalajet.

Këtu ndodh blerja e Qenieve Njerëzore, por fati i djalit nga Petrela ishte i tillë që nuk mund të shfrytëzohej për trafik organesh për shkak të moshës. Por me gjasa është të jetë e shitur në shtetin Kanadez. Sipas burimeve konfindeciale në vitin 2016-të vjen një telefonate nga shteti Kanadez per Xhevair Gezdarin dhe me pas telefonata u nderpre.
Recommended