Enigma rreth kompleksit “Kato Aromatik” ne Vore - (11 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kjo ndërmarrje private filloi të ndërtohet në Vorë në 18 Janar 1993. Në lajmet e atëhershme u njoftua se është një firmë egjiptiane me emrin ?Kato Aromatik?, e cila do të prodhonte artikuj kozmetik e ushqimore. Ky kombinat do të zgjidhte problemin e papunësisë në këtë zonë. Ndërtimet kanë zënë mbi 5 hektar tokë, që firma egjiptiane e ka marrë me qira për 99 vjet. Trualli është pronë e shtetit dhe firma i paguan pushtetit vendor të Vorës 1 milion e 300 mijë lekë në vit.

Ka të paktën katër vjet që ndërtimet kanë përfunduar, por në gjithë këtë kompleks të vetmit të punësuar janë disa roje. ?Kato Aromatik? është përdorur edhe në fushata zgjedhore. Banorëve të Vorës u është premtuar, se në 20 fabrikat e këtij kombinati do të punësohen rreth 800 vetë. Për të zgjidhur enigmën e këtij sfinksi egjiptian, u interesuam së pari në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit. Atje thanë, që meqë nuk është më godinë shtetërore, nuk është në varësi të tyre. I vetmi që duket më i interesuar është kryetari i bashkisë së Vorës Kujtim Mema.

Kujtim Mema, Kryetari i Bashkisë Vorë:- ?Kjo më shqetëson dhe mua, që nuk e kuptoj, që edhe pse ka sanksione të tilla në këtë drejtim, nuk e kuptoj pse heshtet në këtë drejtim. Për t?i hyrë problemit me themel, për të nxjerrë konkluzionin dhe në qoftë se firma është fajtore, qeveria të mbajë qëndrim?./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/