Zgjedhjet e balotazhit te qeta ne Kruje e Vore - (15 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Procesi i votimit ka vijuar i qetë në orët e para të ditës në të 18 qendrat e votimit të bashkisë së Krujës. Në komisione janë paraqitur të gjithë përfaqësuesit dhe nënkryetarët e komisioneve anëtarë të PD. Në qendrën nr.2 deri në mesditë, pjesëmarrja në votime qëndronte në nivelin 35%. Sipas kryetarit të komisionit zgjedhor vendor për Krujën, Qemal Kovaçi, për bashkinë e Krujës, nuk janë tërhequr kandidatët në balotazh.

Qemal Kovaçi:- ?Në bashkinë e Krujës, në balotazh votohet për dy kandidatët, ai i PD Jakup Vogli dhe kandidati i PS Ismail Dani. Në të gjithë qendrat e votimit janë paraqitur anëtarët e komisioneve, sipas përkatësisë?.

Edhe për bashkinë e Vorës, procesi i votimit ka kaluar i qetë dhe pa probleme. Në Vorë janë në balotazh Shefki Karamuçi i PS dhe Kujtim Meta i PSD. Kryetari dhe nënkryetari i komisionit në qendrën e votimit pranë shkollës ?Isa Boletini?, shprehet se gjithçka ka proceduar e qetë. Qendrat e votimeve janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe njerëzit shprehen se kanë votuar pa probleme./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/