Top News - Kosovë, pandemia/ 4 vdekje, por bien infektimet

  • 4 years ago
Katër viktima u shënuan në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, ndërkohë shpresëdhënës duket bilanci I infektimeve të reja: ai është në rënie, me 55 raste. shifrat u bënë publike nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani. Në një konferencë për shtyp në Prishtinë, ai tha se është kryer testimi i 574 kampionëve. ?Mund t'ju them se kemi rënie të dukshme të situatës epidemiologjike?, deklaroi Ramadani, duke njoftuar edhe shërimin e 150 pacientëve të prekur nga sëmundja. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në porthuajse 14,700. Betejën me Covid 19 në Kosovë e kanë humbur 600 pacientë, ndërsa në vend mbeten aktive edhe 2,507 raste. Valbon Krasniqi, I cili ushtron detyrën e drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njoftoi se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale aktualisht janë duke u trajtuar 319 pacientë, të konfirmuar apo që dyshohet se janë të infektuar me koronavirus.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel