Top News - Dy ditë rresht/ Kosovë, asnjë vdekje nga covid 19

  • 4 years ago
Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk u konfirmua asnjë rast vdekje nga koronavirusi. Niveli I rasteve të reja po ashtu duket I stabilizuar; 46 infektime u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, një rezultat ky I analizimit të 580 kampionëve. 62 janë personat e shëruar. Kosova I regjistroi rastet e parë të sëmundjes në 13 mars e që prej atëherë janë konfirmuar gjithsej 15,620pozitive e 625 viktima. Kjo qëndrueshmeri e situatës së saj këto ditë vjen në një kohë kur ne pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Europën, ritmi I infektimeve po shtohet e afrimi I stinës së ftohtë pritet të sjellë rëndim të situatës. Sipas statistikave megjithatë, vdekshmëria është ulur në përgjithësi dhe njerëzit që infektohen tani kanë shanse më të mira të mbijetojnë krahasuar me muajt e parë të pandemisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Situata#TopChannel