Zbardhen pergjimet per arrestimin e Mimoza Margjekes | Lajme - News

  • 4 years ago
Një ditë pas arrestimit të gjyqtares Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj Arben Cara dhe avokatit Skënder Demiraj, me dyshimin se liruan një të arrestuar kundrejt ryshfetit, zbardhet edhe vendimi i gjykatës. Referuar kërkesës për caktim mase, të siguruar nga Televizioni Klan, të arrestuarit kundrejt shumës prej 6 mijë euro do të ndryshonin masën e sigurisë për Orion Balin nga ?arrest me burg? në ?garanci pasurore?.

Ka qenë telefonata e vëllai të Orionit, Nejton Bali me nënën e tij për të siguruar shumën e parave me qëllim lirimin nga burgu të të arrestuarit. Ky i fundit ka telefonuar avokatin Skënder Demiraj për të mbrojtur vëllain e tij në seancë.

Gjithashtu në dosjen e prokurorisë thuhet se avokati Demiraj, përmes njohjeve të tij ka ofruar garancinë për të ndryshuar masën e sigurisë, duke i kërkuar 6 mijë euro me argumentin se ishin 3 gjyqtarë që do të merrnin vendimin. Në rolin e sekserit, prokuroria akuzon Klaudio Zhillan, që dyshohet se ka ndihmuar Demirajn, pasi i kishte thënë se ka njohje me gjyqtarët e çështjes Olsi Xhavella dhe Mimoza Margjeka.

Më pas Zhilla ka takuar bashkëshortin e gjyqtares, Arben Carën, ku kanë realizuar një takim me avokatin Demiraj dhe aty është bërë dorëzimi i parave. Më pas shuma e parave iu dorëzua gjyqtares, e cila ndryshoi edhe masën e sigurisë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/