Zbardhen pergjimet e mjekeve qe merrnin para per tamponet | Lajme - News

  • 4 years ago
?Tani kur të vijë aty ajo, futja në një zarf ato dy 50-çe dhe jepja?, ky është një nga dhjetëra orë përgjime që SPAK ka ndaj 14 mjekëve, si dhe punonjësve të Institutit të Higjienës dhe disa poliklinikave në Tiranë, që kanë dalë para drejtësisë me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Zbardhja e përgjimeve telefonike ka zbuluar edhe skemën korruptive. Në dosjen e siguruar nga Tv Klan, gjatë një përgjimi që mban datën 24 qershor, shfaqet një person i quajtur Luan, i cili do të bëjë tamponin. Ai i drejtohet Niko Nikës: ?Tashi kafen do ta jap ty unë??.

Referuar dosjes hetimore, rolin kryesor në këtë skemë abuzive e kishte Niko Nika, me profesion mjek në Institutin e Higjienës. Në dosje thuhet se mjeku i Higjienës kishte rolin e sekserit, ai kontaktohej nga qytetarë të ndryshëm, të cilët i dërgonte tek Eda Myftari, punonjëse në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas përgjimeve telefonike, Myftari ndërhyri përmes njohjeve të saj në ISHP dhe realizoi tamponin për dy shtetas rus që duhet të kryenin tamponin për të dalë më pas jashtë Shqipërisë. Për këtë ?shërbim? ajo përfitoi shumën prej 10 mijë lekësh të rinj, ndërsa pjesën tjetër të pagesës e përfitoi Niko Nika.

Gjithashtu ka rezultuar se personat e përfshirë kryenin kontrolle në hotele, furra buke e subjekte të tjera, që janë konstatuar me shkelje për mosrespektim të masave anti-covid, por nuk u është vendosur gjobë, pasi kanë marë rryshfet prej tyre.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/