Kamza, se shpejti me 2 shkolla te reja | Lajme - News

  • 4 years ago
Në Kodër Kamëz vijon ndërtimi i 2 shkollave të reja, ajo 9-vjeçare ?Nënë Tereza? dhe shkolla e mesme ?John F. Kennedy? me një kapacitet prej 2 mijë nxënësish. Punimet i pa nga afër kryebashkiaku Erion Veliaj teksa tha se ky investim ndikon drejtpërdrejt tek femijet e ketij komuniteti.

?Me cilësinë e punimeve që po bëjmë këtu, besoj se nuk ka asnjë arsye të torturojmë fëmijët me autobusë lart e poshtë, për të shkuar në një shkollë më afër qendrës, sepse falë portalit do të kemi një mundësi fantastike që mësuesit më të mirë do të vijnë te shkolla e re?, tha Veliaj.

Veliaj riktheu edhe njëherë në vemendje protestat që pasuan miratimin e këtij projekti. ?Mësimi i parë është se sherri i madh vetëm e vonon punën. Por, gjërat e mira do të bëhen. I kam dëgjuar edhe ish-deputeten, edhe deputeten, edhe ish-kryetarin e Bashkisë, që thonin do bëhen pallate. Patjetër, sepse vetë i kishin nisur dhe firmosur për pallate. Por, erdhi administrata e re dhe jo, sepse fusha e Laprakës ka një kuptim për atë komunitet që nuk shlyhet me një leje ndërtimi?, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Të dy shkollat janë pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë, të cilat synojnë të rrisin cilësinë e mësimdhënies në kryeqytet.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/