Report TV - Veliaj:Riparojmë 200 shkolla deri në shtator, së shpejti ndërtojmë të reja

  • 8 years ago
Krahas rikonstruksionit të plotë që po kryhet në çerdhe e kopshte, Bashkia e Tiranës po punon edhe për riparimin e të gjitha shkollave, në mënyrë që ato të jenë gati për vitin e shkollor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi shkollën 9-vjeçare ?Fan Noli? në Njësinë Administrative nr. 2, për t?u siguruar që puna e nisur prej disa javësh në 200 godinat arsimore të Tiranës të vijojë edhe gjatë muajit gusht. ?Kemi filluar një proces në të gjitha shkollat e Tiranës, ku çdo ditë po lyejmë, riparojmë, sistemojmë dhe rikuperojmë amortizimin e godinave, në mënyrë që kur fëmijët dhe familjet e tyre të kthehen në shtator nga pushimet, t?i gjejnë në gjendje më të mirë?, u shpreh Veliaj pas inspektimit të punimeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës siguroi se, kur të kthehen nga pushimet, 1500 nxënësit që mësojnë në një nga shkollat më elitare të qytetit, siç është ?Fan Noli?, do të gjejnë një godinë të riparuar. Veliaj tha se motoja e bashkisë për këtë verë është: ?Çdo ditë një shkollë!?, duke shtuar se krahas shfrytëzimit të ambienteve nga nxënësit, pas orëve të mësimit shkolla do të jetë edhe në funksion të komunitetit. ?Palestra dhe fushat sportive të kësaj shkolle janë padyshim më të mirat që kemi në qytetin e Tiranës. Ato do t?i nënshtrohen shfrytëzimit masiv nga shkolla gjatë orëve të mësimit, e mandej, pasditeve, nga komuniteti dhe të rinjtë e kësaj lagjeje të mbipopullur të Tiranës?, sqaroi Veliaj. Ai theksoi se shkolla duhet të jetë në shërbim të komunitetit.