Mbyllet festivali folklorik "Festfolk 2000" (25 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Përfundon Festivali Folklorik 2000, evenimenti i vitit, më i madhi i folkut shqiptar i cili çeli siparin pas 5 vitesh ndërprerje, jep 16 kupa për më të mirët. Për katër ditë rresht, kalaja e Gjirokastrës u gjallërua me këngë e valle të vjetra, por dhe këngë të lindura së fundmi të cilat i kushtohen heronjve të Kosovës.
Rreth 400 artistë pjesëmarrës dhe 20 mijë spektatorë kanë ndjekur nga afër Festfolk 2000. 100 artistë popullor nga Kosova të cilët për herë të parë morën pjesë si konkurues. Nën ritmin e daulleve e curleve sollën madhështinë e kësaj treve. Shfaqja e mikpritësve, e fundit e grupeve konkurruese, solli ceremoninë e dasmave gjirokastrite.
Përveç konkurruesve kishte dhe artistë të ardhur nga Amerika. Mes 16 kupave për këngë polifonike, qytetare, kupa për instrumentistë, veshje autentike dhe valle, qëndron dhe një kupë për shqiptarët e Amerikës. Amfiteatri natyror i Argjirosë për këtë vit ka përcjellë artistët e folkut shqiptar me kthesën e kthimit sërish të kësaj atmosfere vitin e ardhshëm./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/