Gjirokastër festivali folklorik - (14 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gjirokastra përgatitet për rikthimin e krenarisë, Festivalin Folklorik. Më në fund siç dihet pas tre fazave përzgjedhëse qyteti i gurtë është vendosur të pres veprimtarinë më të madhe të traditës folklorike, duke u rikthyer në djepin e vetë. Jo më kot Gjirokastra njihet si qytet i festivalit.

Skena e përhershme e festivalit në kalanë e qytetit më në fund pas 12 vjet heshtje do të buçasë nga tingujt e folkut tonë. Lajmin e gëzueshëm gjirokastritëve ua përcolli kryebashkiaku Ylli Asllani. Në Shtator të këtij viti u është drejtuar ai artistëve gjirokastrit do të rikthehet tradita, do të organizojmë festivalin.

Për këtë gjithçka është vendosur tani pritet vetëm një OK i kryeministrisë. Natyrishtë që festivali i 7-të i vitit 2000 duhet të jetë krejt ndryshe nga parardhësi i 12 viteve më parë nuk do të ketë më ambalazhin politiko-idologjik që e mbështillte dikur, duke lënë vetëm tingujt e bukur të këngës sonë folk apo popullore që në këto vite ka rigjeneruar jo pak./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj