Shengjini sfidon pandemine

  • 4 years ago
I gjendur mes kodrave piktoreske me pisha dhe lagunës magjiplotë të Kune ? Vainit, Shëngjini i Lezhës e ruan edhe sot dozën e nostalgjisë për pushuesit besnik, po aq sa suprizat për ata që e zbulojnë për herë të parë. Popullimi me vizitorë në fundjavën e parë të Shtatorit duket gati i pazakontë.

?Shëngjini duhet të ketë lënë pas ankthin e pandemisë, të paktën përkohësisht, për t?i shërbyër me mijëra pushuesve që kanë zgjedhur të vijojnë pushimet në këtë plazh, janë kryesisht shqiptarë të Kosovës që rikthehen aty për detin, rërën, qetësinë dhe çmimet ekonomike?.

Puna është bërë më e vrullshme edhe për Gjonin, vrojtues i plazhit.

?Ka qenë vit i qetë, kemi pasur 3 raste që i kemi kaluar me sukses?.

Fluksi i vizitorëve arrin në fundjavë deri në 70 mijë persona, por nënkryetarja e Bashkisë Lezhë tregon sesi pandemia ka ndikuar në plazhin ? port.

?Vitin e kaluar Shëngjinin e kanë vizituar 1.5 milionë pushues, ndërsa deri tani jemi në nivelet e 700 mijë personave. Fluksi i pushuesve arrin në fundjave deri në 70 mijë?.

Synimi është që plazhi i Shëngjinit të bëhet i njohur edhe për pushuesit në Europë.

?Kemi nisur bashkëbisedimin me vende si Çekia, Polonia, në mënyrë që tërheqim turistë edhe prej këtyre vendeve?.

Në 9 kilometra vijë bregdetare, Shëngjini ofron jo vetëm detin apo hijen e pishave, por mundësinë për të njohur pasurinë e florës së faunës në lagunë, e më tej turizmin gastronomik.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/