Top News - Borrell për pandeminë/ Përhapi dezinformimin në Ballkan

0 views
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell tha se dezinformimi është përhapur në Ballkanin Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në të gjithë botën gjatë pandemisë së koronavirusit.

?Kjo ka qenë e rrezikshme për të gjithë ne. Mbi të gjitha, sepse gënjeshtrat për çështje mjekësore madje mund të vrasin?, tha Borrell në hapje të një konference ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për edukimin mediatik, njoftoi Shërbimi i Jashtëm i BE-së përmes një komunikate. Borrell tha se duhet të ketë angazhim global për t'iu kundërvënë dezinformimit dhe se ?duhet të identifikojmë burimet e keqinformimit dhe t'u sigurojmë qytetarëve fakte të besueshme, të sakta dhe në kohë?. Shefi i diplomacisë evropiane, në fjalën e tij, përsëriti se ?Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor?. Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia është vend anëtar i BE-së. Negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. Konferenca u organizua nga Delegacioni i BE në Sarajevë, Task Forca - EEAS Stratcom - për Ballkanin Perëndimor dhe organizata "Pse Jo" nga Bosnje dhe Hercegovina.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Borrell#TopChannel