Situata në Kakavijë/ Meta: Ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara, qeveria gjen justifikime

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat, ku do të flasë për zhvillimet më të fundit, fokusi i së cilit do të jetë edhe situata e krijuar në Kakavijë.

Presidenti Ilir Meta ka bërë fajtore kryesore qeverinë për situatën e krijuar në Kakavijë.

"U lanë të braktisur dhe në kushte të vështira, kam qenë do të jem bashkëpunues për t'u bërë pjesë e senzibilimit mbi përgjegjësinë që duhet të marrë për të përballuar së bashku me sa më pak kosto. Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare nga ana e shtetasve të saj. Sic ka ndodhur shpesh herë, qeveria është justifikuar që të drejtojë gishtin nga ato përtej kufirit. Cfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve, çfarë paralajmërimesh ka vërë qeveria shqiptare, a ka pasur një njoftim nga ministria mbi kuotën e kalimit të qytetarëve. përgjegjësia bie mbi shtetit. radhë të gjata ka pasur edhe në kohë të tjera dhe muaji gusht mbtet tepër i ngarkuar, aq më tepër në këto situata, ku kërkohej një trajtim i veçantë që të parandalohej ajo. Radhët e gjata të shqiptarëve në kufi janë të pajustifikuara nga autoritet tona, një qeveria e përgjegjshmë nuk reagon pas, por i parandalon ato. Askush nuk i informoi qytetarët dhe për më tepër qeveria i fajësoi edhe vetë qytetarët dhe kjo është e pafalshme dhe e papranueshme", tha Meta.

Recommended