Ora News - Shella: Situata në Kakavijë dramatike, nuk ka reagim publik të institucioneve tona

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Për Gerti Shella, drejtues i INFOCIP Albania, situata në pikën kufitare të Kakavijës është dramatike dhe një krizë humanitare.

I ftuar në Ora News ai i bëri thirrje ministrit Majko që të riprezantohet me kamerat e medieve dhe të japë të gjitha udhëzimet e nevojshëm që shqiptarët që janë rezidentë në Greqi, që t?u afrohet ndihma e duhur.

Gert Shella: Situata është dramatike në pikën kufitare të Kakavijës. Situata qysh tani është në kushtet e një krize humanitare. Është një radhë që arrin deri në 18 km dhe njerëz që ndodhen në kushte kërcënuese për jetën nën temperatura të larta të stinës. Është një kalvar që i përngjan eksodit, nuk po them çifutëve në shkretëtirë, por shqiptarëve që duan të kthehen në vendin e tyre të punës.

Në dijeni time nuk ka një reagim publik të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrisë së Diasporës. Gjej rastin që t?i bëj thirrje z. Majko që të riprezantohet me kamerat e medieve dhe të japë të gjitha udhëzimet e nevojshëm që shqiptarët që janë rezidentë në Greqi, që t?u afrohet ndihma e duhur. Nuk mund të lihen këtë qytetarë si çifutët në shkretëtirë. Nuk paragjykoj arsyet e palës greke në këtë rast. Autoritetet shqiptare nuk kanë folur në këtë pikë.

Për Shellën, në Kakavijë është i nevojshëm përfaqësimi i përfaqësuesve të shtetit shqiptar, ose të dalë ministri i Diasporës dhe të thotë që nuk i përmbush detyrat e tij shtetërore.

Gert Shella: Bashkë me radhët e makinave duhet të ishte edhe radhë të ambulancave apo makinave që shpërndajnë pije për ata që kanë 3 ditë në radhë. Nuk mjafton një cicërim në Twitter apo një pikë e kuqe në rrjetet sociale. Është e nevojshme përfaqësimi atje i përfaqësuesve të shtetit shqiptar, ose të dalë ministri i Diasporës dhe të thotë që nuk i përmbush detyrat e tij shtetërore. Po ashtu, në atë situatë, ata qytetarët janë më të ekspozuarit ndaj rrezikut të pandemisë.

Ëndërroj që aty në një moment do të shfaqen të gjitha njësitë e lëvizshme të institutit të Higjienës për të dhënë shërbimet e dhënies së tamponit, në mënyrë që edhe pala tjetër të jetë e qetë. Shpresoj që institucionet e vendit tonë të mundet që të gjenden pranë dhe që të ofrojnë zgjidhje të ndërmjetme që të zgjidhet situata.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shella-situata-ne-kakavije-dramatike-nuk-ka-reagim-publik-te-institucioneve-tona/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv