Basha: Dramatike situata pas termetit
  • 4 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi banorët e Shënavlashit në Durrës, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Sipas Bashës situata pas tërmetit është dramatike duke bëre përgjegjës shtetin.

?Jemi shumë të shqetësuar nga kjo situatë. Kudo e njëjta situatë. Filloi java e katërt dhe shumica e familjeve janë pa çadra, pasiguri, pa qartësi për banesat e tyre. E pamundur të vazhdohet kështu. Kjo është e papranueshme. Ky është dështim i shtetit. Shteti nuk mund të lejë as dy familje kështu, jo me dhjetëra mijëra familje?.

Nga ana tjetër banorët e Shënavalshit shprehen se askush nuk i ka parë e dëgjuar, ndërsa e kanë të vështirë të gjejnë edhe një çadër për t?u strehuar, pasi ndërtesat janë të pa banueshme.Ndërsa për Bashën është kriminale dhe akt i pastër korrupsioni trajtimi selektiv i banorëve.

?Ju ka ndarë politikisht? Këtë më thanë. Vetëm 3 veta kanë marrë bonus qiraje. Kjo është kriminale. Kjo nuk është fushatë elektorale. Si mundesh me i nda në socialistë dhe demokratë, njerëzit që u janë prishur shtëpitë! Ky është dështim, është korrupsion, kjo është babëzi. Ky është dështim total. Katër javë pasi ka ndodhur kjo, mos me ardhur me i pa njerëzit, mos me iu thënë hyn apo nuk hyn. Nëse nuk hyn, ja ku i ke paratë, rregulloje shtëpinë.?

Në Shënavlash janë mbi 40 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti dhe qindra banorë që kanë ngelur të pa strehë.

Tv Klan
Recommended