Forcat speciale të repartit 711 perfundojne trajnimin nga francezet - (26 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të repartit 711, përfundojnë trajnimin nga homologët francez. Pas tre javë leksionesh teorike dhe praktike, nga specialist të repartit francez Sarex, sot efektivët e 711 bënë disa mësime tregues. Ambasadori francez në Tiranë, ministri i Rendit Poçi, i shoqëruar edhe nga drejtues të larët të ministrisë, ishin në këtë ceremoni.

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Neve nuk jemi një forcë, që vepron mbi popullin, ne nuk jemi një forcë që godet popullin, ne jemi një forcë që godasim krimin, brenda ligjit, brenda Kushtetutës dhe me profesionalizëm të lartë?.

Pas fjalës përshëndetëse të ministrit Poçi, efektivët e repartit special 711, demonstruan se si mund të veprohet në ngjarje të ndryshme. Ky është përballimi i një mitingu të paligjshëm, ku forcat speciale zmbrapsin mitingashët. Kurse këtu jemi në përleshje trup me trup me kriminelët. Edhe në qitje me armë zjarri, efektivët e këtij reparti janë perfeksionuar më mirë. Në fund shoqërimi dhe ruajtja e një personi VIP.

Pas këtyre manovrave ministri i Rendit Poçi, i shoqëruar edhe nga trajnuesit francez të forcave speciale, shpërndan diplomat e trajnimit, për efektivët e repartit 711 më të dalluarve./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/