Report TV - Sulmi ndaj policisë në Elbasan aksion i madh nga forcat speciale

  • 6 years ago
Një aksion i madh policor ka filluar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, i cili shënjestron personat me rekorde kriminale.

Burime policore bëjnë me dije se aksioni ka nisur sot dhe po vijon ende, ndërsa deri më tani janë vënë në pranga disa persona. Operacioni vjen dy ditë pas incidentit ku një "Audi" i blinduar përplasi automjetin e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit.

Në operacion janë përfshirë Forcat Speciale nga Policia e Tiranës dhe Elbasanit, të cilat janë vënë në kërkim të personave me rekorde kriminale. Nga informacionet e para, uniformat blu njoftojnë se janë shoqëruar 4 persona.

Ndërkohë, në Elbasan ndodhet dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili pak më parë zhvilloi një mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë së qarkut.

Ky aksion i gjerë policor nga Tirana dhe Elbasani ka nisur vetëm tri ditë pasi automjeti në përdorim të biznesmenit dhe pronarit të tregut ushqimor në Elbasan, Petrit Çela, goditi eskortën e policisë, e cila kishte ndaluar në postbllok një automjet të blinduar me vlerë 100 mijë euro.