Top News - Microsoft vazhdon bisedimet për blerje të TikTok-ut në SHBA

  • 4 years ago
Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan.


Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani.

Microsoft ka theksuar se ?vlerëson rëndësinë? e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion.

Kjo pasi presidenti Trump ka thënë ditë më parë se planifikon të ndalojë aktivitetin e këtij aplikacioni në SHBA.

Mirëpo sipas Microsoftit, TikTok do bëjë një rishikim të politikave për sigurinë, si dhe është thënë se ajo duhet t?i ofrojë qeverisë amerikane listën e ?përfitimeve ekonomike? të shtetit.

Kompania amerikane ka thënë se shpreson që të arrijë përfundime me kompaninë që menaxhon TokTok-un, ByteDance, deri më 15 shtator.

Microsoft ka thënë se është duke synuar të blejë shërbimet e TikTokut në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.

Ajo ka thënë mes tjerash se ?mund? të ftojë investitorë të tjerë amerikanë që të marrin pjesë në blerje në ?baza të vogla?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Microsoft#TikTok#TopChannel