Top News - Ultimatum i Trump/ Për blerjen e TikTok nga Microsoft

  • 4 years ago
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi kineze TikTok do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara, nëse nuk do t'i shitet një firme amerikane deri më 15 shtator. "Do të mbyllet më 15 shtator, nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje?, u tha Trump gazetarëve. Më herët, komania amerikane Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan. Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani. Microsoft ka theksuar se ?vlerëson rëndësinë? e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion. Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se TikTok paraqet një rrezik kombëtar për shkak të trajtimit që u bën të dhënave personale. Drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Kevin Mayer tha në një postim javën e kaluar se kompania ishte e angazhuar të zbatonte ligjet e SHBA-së. Aplikacioni është në pronësinë e kinezes ByteDance. Kjo e fundit është nën presion të shesë të gjitha bizneset e saj ën shba pas kërcënimeve të Trump për aksion kundër kompanive teknologjike kineze.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#TikTok#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended