COVID-19 rriten kërkesat për biçikleta, tregtarët për Report Tv: Kemi fluks për blerje dhe riparim

  • 4 years ago
Ndalimi i qarkullimit të automjeteve për shkak të pandemisë COVID-19 duket se ka ndikuar pozitivish në shitjen e biçikletave. Qytetarët në këtë periudhë kanë nxjerr biçikletat e vjetra, i kanë çuar për të riparuar, por ka pasur dhe nga ata që kanë blerë biçikleta të reja. Sigurisht e gjithë kjo është përkthyer në fitime për shitësit e biçikletave.

Tregu i biçikletave te pazari i ri në kryeqytet gumëzhinte nga zërat e atyre që ishin në kërkim të biçikletave apo të riparimit të tyre.

Periudha e karantinës ka rritur fluksin në dyqanet e biçikletave, pasi qytetarët i kanë zgjedhur si një formë alternative lëvizjeje.

?Po fluksi është rritur më shumë. Vijnë edhe për të rregulluar edhe për të blerë. Kanë nxjerr biçikletat e vjetra dhe po i rregullojnë. Para pandemisë situata ka qenë normale, tani është fluksi më i rritur logjikisht. Çmimet janë po njësoj. Mbi 30-40 biçikleta janë riparuar?-u shpreh Ardian Ceti

Biçikleta është mjeti më i mire dhe praktik thonë përdoruesit e dy-rrotakëve.

?Kam vite të tëra që përdorë biçikletën në Tiranë edhe pse kam mjetin tim. Biçikleta është mjeti më i mirë dhe shumë praktik por njëkohësisht mban dhe veten në formë?-tha një qytetar

Muharrem Harizi ka 26 vite që riparon biçikleta. Kjo periudhë i ka shtuar punën por nuk kanë ndryshuar çmimet thotë ai.

Recommended