Grenell në kampin e serbëve në Amerikë kërkon votë për Donald Trump

  • 4 years ago
Richard Grenell, i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë- Serbi, është duke bërë fushatë për republikanin Donald Trump që të rizgjidhet edhe njëherë në krye të ShBA-së.

Grenell këto ditë ka mbajtur një takim-fushatë me komunitetin serb që jeton në Wisconsin, ndërsa në këtë video dëgjohet duke kërkuar nga serbët të bëjnë diçka për presidentin Trump, pasi sipas tij, ai ka punuar për ta.

“Unë dua të kërkoj të bëni diçka për presidentin, sepse ai ka punuar për ju, dhe është koha që ne të punojmë për të. Nëse ne arrijmë të fitojmë në Wisconsin sërish… ne mund të dërgojmë një mesazh shumë të fuqishëm, dhe për këtë meritat t'ia japim serbëve”, dëgjohet duke thënë Grenelli, duke u shprehur krenar që gjendet në mesin e serbëve që jetojnë në SHBA.

Grenell: "I couldn't be more proud to be in Serb Hall in Wisconsin. ... I really am gonna ask you to do something for the President, because he's been working for you. ... If we can win Wisconsin again ... we can send a very strong message and give credit to the Serbs."

Category

📚
Learning

Recommended