Lulet e Burgut 313 (9 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Këto janë qelitë e grave në burgun 313. 30 vajza dhe gra ndodhen këtu në paraburgim. Dikush ka një muaj pas hekurave, ndonjëra edhe më shumë se 1 vit. Secila vuan mungesën e lirisë, por mes tyre ka dhe nëna që i merr malli për fëmijët. Gra dhe vajza të reja në moshë që kalojnë orë të tëra në ditë duke menduar se pas hekurave kanë një familje dhe një shtëpi.
Para 6 muajsh me iniciativën e drejtorit të burgut u krijua kjo serë e vogël lulesh. Për 6 muaj vazot me lule janë shumuar. Në çdo orë të ditës, të burgosurat kujdesen për lulet për të larguar mendjen nga krimi që i ka sjellë në burg. Këto lule kanë shërbyer për të zbukuruar oborrin dhe ambientin e burgut. Dritaret e admnistratës të 313 janë mbushur me vazo me lule, por nga Drejtoria e Burgut është mendur se këto lule mund të shiten në ndonjë institucion apo kudo qoftë tjetër.
Në serën e vogël në oborrin e bugut, nën kujdesin e duarve të këtyre grave, mund të rriten mjaft bimë zbukuruese. Gratë do të ndiheshin mirë kur të paktën lulet e mbjella prej tyre do të kalonin pragun e burgut. Ndërsa me paratë e luleve nga administrata 313, mendohet të mbulohet ndonjë nevojë e të burgosurave në këto qeli./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/