Gratë e burgut, 8 Marsi (speciale) - (8 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është burgu 325 ku vuan dënimin 32 gra nga një pjesë e rretheve të vendit. Këtu festa përjetohet ndryshe nga pjesa tjetër e grave që shënojnë që shënojnë diçka në ditën e 8 Marsit. Më shumë se një dhuratë ato sot duan urimin dhe lirinë. Kënga këtu flet për pendim dhe paqe.

Logjika nuk ka mundësi të përqafoj dimensionin e shpëtimit të përjetshëm, i cili vjen nga mendja dhe zemra e perëndisë. Këto janë fjalët që citohen nga këto gra që tashmë i përkushtohen më shumë fesë, leximit të librave të tyre por edhe pundores. Biblioteka dhe libri i munguar mbase më parë tashmë është në dorë të tyre. Adhurojnë kultet fetare dhe simbolet e tyre si të vetmet që sjellin pendimin. Izolimi ju ka dhënë mundësinë e krijimit, poezive, pikturave rreth figurave e njerëzve që atyre ju mungojnë.

Në vend të një takimi me të afërmit e tyre, kujtimet janë ato që i japin vlerën kësaj dite. Askush nuk dëshiron tju kujtoj arsyet e hyrjes këtu, por diçka nga 8 marsi vite më parë. Kjo është festa brenda mureve krejt ndryshe nga ajo e grave që ndodhen jashtë mureve./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Category

📺
TV

Recommended