Perkujtohet mesuesja e jetimeve

  • 4 years ago
Miq e të afërm kanë përkujtuar në 100-vjetorin e lindjes, figurën e mësueses dhe nënës së përkushtuar Evanthi Ciko. Evanthi Ciko është një emër i njohur në arsimin dhe edukimin në Shqipëri. Ajo ka patur një karrierë shumë gjerë ku rriti breza të tëra nxënësish duke u bërë një ndër ?Nënat? më të dashura në Shtëpinë së Fëmijës në Tiranë.

Jo vetëm kaq, por Ciko u angazhua edhe në Radio Tirana, si një ndër spikeret e para të atij institucioni për të prezantuar programet e orëve të mbrëmjes nga viti 1941?1945.

Për kontributin e Evanthi Cikos, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti, ka përjetësuar figurën e nënës në filmin artistik shqiptar ?Si gjithë të tjerët?. Ky film i kushtohet tërësisht punës së palodhur të kësaj nëne dhe edukatoreje me fëmijët jetimë.

Personalitete të pranishëm në këtë 100 vjetor të organizuar nga Instituti i Integrimit të Jetimeve, lartësuan figurën e Evanthi Cikos si dhe atë që ajo la pas.

Më 20 Maj 2010, ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordon Evanthi Cikos ?Medaljen e Mirënjohjes? me motivacionin: ?Për punë plot përkushtim me fëmijët jetimë, duke u bërë model i shkëlqyer dhe shembull i madh frymëzimi për të gjithë gjeneratat e edukatorëve dhe drejtuesve të këtyre institucioneve në edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve pa kujdes prindëror?.

Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended