Projektligji për organizimin e pushtetit lokal - (17 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ka mbërritur sot paradite në zyrat e parlamentit projektligji për organizimin e pushtetit lokal, në komuna, bashki e qarqe, i hartuar nga kabineti qeveritar Meta. Sipas këtij projekti, lagjet e një qyteti, krijohen në territore me mbi 15 mijë banorë, ndërsa një fshat krijohet me mbi 200 banorë.

Për herë të parë në Shqipëri do të krijohen qarqe të përbëra nga disa komuna e bashki. Këshillat drejtuese të komunave dhe bashkive deri në mbi pesë mijë banorë, do të përbëhen nga 13 anëtarë, ndërsa në zonat me mbi 100 mijë banorë, këshillat komunalë apo bashkiakë, do të kenë 45 anëtarë.

Me projektligjin e ri, Tirana do të qeveriset nga 75 anëtarë të këshillit bashkiak. Kur vendi i kryetarëve të komunave apo bashkive mbetet 6 muaj vakant, projektligji parashikon që këshilli bashkiak zgjedh një zëvendësues deri në zgjedhjet lokale./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/