Ligji per te pastrehet (7 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kjo familje prej 10 vitesh banon në këto kushte, në një vilë që u ka dalë pronari. Që prej vitit '92, këta qytetarë janë shpallur të pastrehë. Të tillë në Shqipëri janë 5600 familje që janë kategorizuar emergjentë si qeramarrës në banesa private. Në vitin 1995, qeveria miratoi një ligj për kontribut të shtetit për qytetarët e pastrehë i cili asnjëherë nuk mori zbatim.
Në këtë ligj shteti i falte qytetarit të pastrehë 20% të shumës në banesë ndërsa 80% të shumës jepej kredi nga Banka e Kursimit për 25 vjet ku përfituan vetëm 400 familje. Para disa ditësh ky ligj është ndryshuar. Të gjitha këto familje, shteti ka marrë përsipër t'i strehojë përfundimisht. Në ndryshim të ligjit, shefi i sektorit të strehimit në Ministrinë e Punëve Publike Xhavit Dajçi e shpjegon kështu:
Ndryshimi konsiston në trajtimin e KVL-së dhe marrjen e banesave falas ku qytetari do të paguajë tarifën të njëjtë me qytetarët që paguan në vitin '92-'93 të indeksuar me korigjimin e çmimit. Qytetari do të marrë banesë jo më kredi nga banka, por një banesë nga shteti."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended