Analiza 6 mujore e policise se Tiranes - (13 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Shumë vrasje, por dhe punë e mirë zbuluese. Kështu e kanë përkufizuar punën e policisë së kryeqytetit krerët e saj, por dhe të Ministrisë së Rendit, Vetë Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi, ka marrë pjesë sot në analizën e punës 6 mujore të policisë së Tiranës. Këtë gjashtë mujor në Tiranë ka pasur shumë vepra të rënda penale, mes tyre dhjetëra vrasje.

Vrasja e trefishtë e Janarit tek rruga ?Vasil Shanto?, atentati ndaj një ish-komisari, vrasja e dy të rinjve në Lundër, vdekja e Erieta Avdylit, vrasja me snajper në burgun 313, vrasja e spanjollit brenda në shtëpinë e tij, si dhe vdekja e gruas së Shefit të Përgjithshëm të Shtabit, kanë qenë ngjarjet më me bujë në kryeqytet mes morisë së vrasjeve të tjera. Por edhe pse shumë vrasje, nga ministri Poçi janë drejtuar edhe përgëzime për punën e policisë, pasi sipas tij, pjesa më e madhe e krimeve janë zbuluar.

Në fund të analizës Poçi nuk pranoi të japë ndonjë koment. Ndërkohë që Drejtori i Policisë së Tiranës, kolonel Bilbil Mema, rreth analizës së sotme tha:

Kolonel Bilbil Mema:- ?Ministri i Rendit vlerësoi punën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe efektivave të policisë së Tiranës, si një punë shumë e mirë, e lavdërueshme dhe që ka filluar të bëjë një punë më të mirë në drejtim të krimit të organizuar?.

Gazetari:- Ku çalonte puna gjatë këtij 6 mujori?

Kolonel Bilbil Mema:- ?Natyrisht nuk ka vetëm suksese, ka dhe punë që nuk shkojnë mirë, kjo ka të bëjë edhe me ndryshime që duhet të ndodhin në pikëpamje të organizimit, të ndryshimit të funksioneve, por dhe në rinovimin e disa kuadrove. Përsa i përket vrasjeve të fundit, ne jemi në rrugë të mbarë për zbulimin e tyre dhe ju them që puna e zbuluesit të policisë ka ecur mirë dhe ato janë vrasje që kanë lidhje dhe me hakmarrjet e viteve të fundit?./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e - Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/