Fekondimi artificial ne Maternitetin e Tiranes - (1 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Para rreth një jave, në Maternitetin e Tiranës, mjeku Orion Gliozheni, ka realizuar fekondimin artificial të pesë grave shqiptare. Ky operacion u krye për herë të parë në vendin tonë, por menjëherë Ministria e Shëndetësisë, reagoi duke bllokuar mjetet e ardhura nga Italia. Shkak për ndalimin ndër të tjera ka qenë dhe frika e trafikut.

Drejtori i Maternitetit të Tiranës Halim Kosova, shpjegon se askush nuk e di se si kanë ardhur mjetet nga Italia.

Halim Kosova:- ?Nuk kam dhënë asnjë lloj autorizimi për asnjë person tjetër, që në emër të institucionit të fusi pajisje të tilla në maternitet, pajisje të cilat realizojnë fekondimin in-vitro, njëkohësisht janë pajisje, që mesa kam informacion mund të bëjnë dhe transferimin e embrioneve. Kjo është një procedurë që duhet bërë në Shqipëri, por ama tendenca për ta bërë në rrugë ilegale, vetëm një përgjigje ka, për qëllime përfitimi personal?.

Ndërkohë që pesë grave u është rikthyer shpresa për t?u bërë nëna, doktor Gliozhenit i kanë filluar telashet. Çdo çift e di mirë se çdo të thotë të kërkosh fëmijë e të mos e arrish. Këta trinjak kanë lindur pas 6 vjet pritje dhe pas një kure shumë të kushtueshme në Greqi. Babai i trinjakëve tregon:

?Mjekët në Greqi e kuruan me shumë ilaçe nga më të mirat, duke bërë tre prova dhe herën e tretë ngeli shtatzënë me tre fëmijë. Pavarësisht se shita shtëpinë, shita çdo gjë, mora edhe miliona borxh, në fund ia vlejti?.

Drejtuesit e gjinekologjisë thonë se e përkrahin nismën, por argumentojnë se rruga e ndjekur prej doktorit, nuk është e rregullt, ndërsa për vajzat që kërkojnë të bëhen nëna, pak rëndësi ka rruga./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/