Hoti: Kosova gati per takimin ne Uashington, por ne hyjme per…

  • 4 years ago
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë deklaratës së mbajtur këtë të Premte në Pallatin e Brigadave gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, u shpreh se është në koordinim me të deleguarin special të SHBA për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, për caktimin e një date tjetër për tu ulur në tryezën e dialogut.

I pyetur nga gazetarët, Hoti u shpreh se pritet një datë tjetër për caktimin e takimit që u parashikua fillimisht për datën 27 Qershor në Uashington, duke shtuar se edhe në rast se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk do të mund të jetë prezent, Kosova do të përfaqësohet.

Hoti theksoi edhe një herë se dialogu me Serbinë fillimisht do të jetë në spektrin ekonomik, e më pas Kosova do t?i qëndrojë axhendës së saj për dy temat politike, atë të njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

?Kosova ka institucione legjitime e kushtetuese të gatshme të marrin përgjegjësitë që i takojnë. Unë jam i gatshëm dhe jam në koordinim me ambasadorin Grenell për të ricaktuar një datë për të filluar procesin e dialogut në një axhendë fillimisht ekonomike dhe për të kaluar më pas në çështje që janë më politike, duke u nisur nga parimet tona që ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve?. /tvklan.al SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended