Top News - Kosova - Shpresa të mëdha për takimin në Shtëpinë e Bardhë

  • 4 years ago
Në Kosovë, ka shpresa të mëdha për takimin e Washingtonit. Kryeministri Avdullah Hoti e bbëri të qartë se qëllimi i vetëm i Prishtinës në kuadër të dialogut është njohja reciproke. Delegacioni i Kosovës që kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti ndodhet në Uashington me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, takim ky i organizuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O'Brien dhe i ngarkuari special i presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në takimin në Shtëpinë e Bardhë në 4 shtator diskutohet për çështjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa çështjet politike thuhet, se diskutohen në Bruksel. Sipas Hotit, pala kosovare është e përgatitur për këtë takim që e cilëson të një rëndësie të lartë shtetërore. ?Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Europës. Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cënuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik?, ka shkruar kryeministri I Kosovës në profilin e tij.Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) dhe lëvizja Vetëvendosja, nuk kanë pranuar t'i bashkohen delegacionit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Washington#AvdullahHoti#TopChannel

Recommended