Top News - Isinbayeva i kërkon ndihmë Putin/ Atletika Ruse

  • 4 years ago
Atletika ruse është drejt shkatërrimit total. Kështu mund të përmblidhet apeli i bërë nga legjenda e këtij sporti në Rusi dhe jo vetëm Yelena Isinbayeva në drejtim të presidentit të vendit, Vladimir Putin teksa i kërkoi ndihmën për të shpëtuar atletikën e vendit të saj.

Federata Ruse e Atletikës duhet të paguajë 50% të gjobës prej 9 milionë Eurosh brenda 1 korrikut, një masë kjo që është vendosur nga Agjencia Botërore Antidoping në mënyrë që atletët e këtij vendi që rezultojnë të pastër në testet antidoping të mund të garojnë. Sanksioni ekonomik ndaj atletikës ruse u vendos në janar të këtij viti pasi u vërtetua se Federata Ruse e Atletikës kishte mbuluar rastin e dopingut të Danil Lysenkos.

yelena Isinbayeva, 2 herë kampione Olimpike në kërcimin me shkop, basgmë me atletë të tjerë rusë të pastër nga dopingu, firmosën një peticion duke paralajmëruar Putin për situatën tejmase të vështirë të këtij sporti teksa afron data për të paguar pjesën e gjobës. në të njëjtën kohë, Isinbayeva kërkoi edhe ndihmën e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, sebastian Coe dhe të IOC, Thomas Bach duke u tërhequr vëmendjen dy drejtuesve të organizmave se lënia jashtë kompeticioneve të sportistëve të pastër është shkelje e principeve sportive dhe e të drejtave të tyre.
Në të dyja letrat e Isinbayevës theksohet se nëse nuk kryhet kjo pagesë, atëherë do te pezullohet pjesëmarrja e sportistëve të pastër rusë në kompeticione nën flamur neutral dhe sipas legjendës së atletikës ruse Federata ndërkombëtare e Atletikës nuk ka të drejtë që t'ua mohojë atyre këtë mundësi


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YelenaIsinbayeva #VladimirPutin#TopChannel

Recommended