Ministri i Bujqesise Xhuveli, analiza vjetore e bujqesise - (28 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, sot deklaroi se Shqipëria sivjet po shet jashtë shumë prodhime të vendit. Xhuveli informoi gjithashtu se, në vitin 1997 bujqësia pësoi një goditje, që i kushtoi 92 milion dollarë. Një ndër arritjet më të rëndësishme, ministri quajti kthimin e fashatarëve në ara dhe rritjen e prodhimit.

Këtë dukuri Xhuveli e vlerësoi si kthim të besimit tek fermerët. Ai shtoi se, rritjen e prodhimit vendas e kanë ndihmuar edhe 23 mijë kredi të dhëna nga banka vendase dhe të huaja. Ministri Xhuveli vërejti gjithashtu se mund të ulet dhe tatimi për vlerën e shtuar për prodhimet bujqësore shqiptare.

Deri tani tvsh-ja është 20% dhe vlerësohet si një ndër më të lartat në kontinent./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/