Ministri Spartak Poçi konferencë - (8 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi ka komentuar sot vrasjet e ndodhura në Tiranë. Krimi ka goditur gjatë 24 orëve të fundit ish-shefin e policisë në Portin e Durrësit dhe shoferin e drejtorisë së Alb Transportit në Rinas. Lidhur me këto dy vrasje ministri Poçi deklaroi:

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Pas një periudhe pushimi, kanë ndodhur dy vrasje sepse për herë të parë pas kaq vitesh në Shqipëri ka pasur tre javë mungesë të plotë vrasjesh me shkaqe kriminale. Kanë ndodhur dy vrasje në Tiranë, jemi drejtë zbardhjes së tyre, për fat të mirë kemi prova dhe po zbardhim edhe shkaqet e ndodhjes së tyre. Unë mund t?u them një gjë me siguri, që situata kriminale në Tiranë do të vihet shumë shpejt nën kontroll?.

Ministri Poçi ka deklaruar sot se në radhët e policisë ka njerëz të inkriminuar dhe se ai do të dalë në një konferencë tjetër për shtyp enkas për këtë problem. Poçi ka nënvizuar se po punohet për një riorganizim të policisë. Përkrah Shqiponja 19, do të jetë edhe një tjetër polici që do të quhet Pantera. Ministri i Rendit është ndalur dhe tek problemi i çarmatimit të popullsisë, për të cilin tha se është një proces shumë i gjatë./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended