Top News - Koronavirusi në Sllovaki/ Presidentja hyn në vetizolim

  • 4 years ago
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, është futur në vetizolim, pasi një prej ndihmësve të saj ka qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Caputova do të jetë në vetizolim deri të premten, si masë paraprake, tha zëdhënësi i saj. Presidentja i anuloi të gjitha angazhimet, përfshirë edhe takimet e së mërkurës me udhëheqësin e Senatit të Republikës Çeke, Milos Vystrcil, dhe me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen. Sllovakia është lavdëruar për masat që ka ndërmarrë për frenimin e koronavirusit. Ajo ka qenë një nga vendet e para në Evropë që ka mbyllur kufijtë dhe e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës. Sllovakia, vend me 5.5 milionë banorë, ka konfirmuar deri më tash 1,589 raste me koronavirus. Shumica prej tyre tashmë janë shëruar, ndërsa 28 të infektuar kanë humbur jetën. Në javët e fundit, Sllovakia i ka lehtësuar masat e izolimit dhe aktualisht lejon vizitat e turistëve nga 19 vende, shumica e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Skandinavi dhe shtetet e Baltikut.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sllovaki#TopChannel

Recommended