" Sa mire beri qe vdiq" premiere ne TK (16 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Grupi i Teatrit Kombëtar është zhvendosur mbrëmë në sallën e teatrit të kukullave për të realizuar premierën e një komedie të regjisorit Ilir Bezhani. " Sa mirë bëri që vdiq" është titulli i një komedie që në fabul ka tragjedinë e një personi por që pasohet nga rrethana qesharake.
Lakmia për të përfituar dhe nga vdekja i vë gjashtë personazhet e regjisorit Bezhani në situata tragjikomike. Ëndrra për të kaluar përtej detit i kalon kufinjtë e jetës drejt vdekjes apo respektit për të vdekurit.
Në këtë realitet për të qarë, regjisori Bezhani ka ndërtuar karaktere për të qeshur. Marjana Kondi, Natasha Sela dhe Neritan Liçaj kanë përcjellë sot batutat e shfaqjes e cila do të jepet në teatrin e kukullave për disa netë me rradhë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/