"Femijera e munguar", te miturit qe punojne ne pune te renda (25 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Për ndërtimin e kësaj ndërtese punon edhe një 17 vjeçar. Ai ka tre vjet që mban familjen dhe është e vetmja rrogë në shtëpinë e tij.
" Banoj në Kamëz, dhe punoj këtu hekurthyes. Ka tre muaj që kam filluar punë dhe punoj shumë mirë. Më përpara kam pas punuar punë të tjera të ndryshme. Ka 2-3 vite që kam filluar punë. Babin e kam pa pension dhe pa asgjë dhe jam vetëm unë që e mbaj familjen."
Sipas kodit të punës të miturit nën 18 vjeç ndalohen të punojnë. Në një kontroll që ka bërë sivjet Inspektoriati i Punës në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pogradec, ka gjetur rreth 80 fëmjë punëtorë. Ndërkohë ky inspektoriat, deklaron se në të gjithë vendin duhet të punojnë deri në 7 mijë të mitur.
Zakonisht janë të ardhur që për shkak të rrogave të mitura zgjedhin ndërtimin. Të tjerë më të pafuqishëm punojnë nëpër lavazhe dhe fitojnë më pak. As ata e as familjet e tyre nuk kanë qef që në vend të lodrave të kapin lopatën, por në këtë rast ligjin nuk e bën as shteti me gjobat e tij dhe as mosha me lodrat e saj. Fuqinë sot e ka uria.

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended