Festivali i fëmijëve të pakicave kombëtare - (8 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Pëllumbi i Bardhë? është quajtur festivali i parë i këngës për fëmijë të pakicave, komuniteteve dhe shoqatave kulturore që jetojnë në Shqipëri. Ky është aktiviteti i tretë që agjensia Karabashi ndërmerrë për një kohë të shkurtër. Miss Milenium, festivali i këngës popullore me siglimin Çelsi i Artë dhe nisma e një festivali gjithë kombëtar minoritetesh.

Me idenë e kthimit në një traditë, këngët e këtij festivali janë sjellë në një formë të re nga orkestruesit më në zë të vendit. Mbrëmja e nesërme për producentin Alban Karabashi, do të jetë e larmishme në debutim edhe veshje të stiluara nga zonat që vijnë.

Pakicat e komuniteteve dhe shoqatave pjesëmarrëse janë grek, maqedonas, malazez, boshnjak, etj. Nëntë këngë janë ato konkuruese dhe të tjera përshëndetëse që do të përmbushin natën e nesërme, transmetuar direkt nga Tv Klan dhe Gjeli Vizion.

Fëmijët nga agjensia Karabashi përveç dhuratës do të kenë dhe një certifikatë zyratre të pjesëmarrjes në këtë aktivitet. Ajo që do të përshkojë mbrëmjen e nesërme është fryma e tolerancës, barazisë dhe integrimit në shoqërinë shqiptare./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/