Diplomohen maturantët e kolegjit turk - (2 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Lamtumirë kolegj. Përshëndetja tradicionale e hedhjes së kapeleve për të 80 nxënësit maturant të kolegjit turk ?Mehmet Akif?, ka lajmëruar fundin e shkollës. Pasi kanë kaluar katër vjet në kolegj ata dje janë diplomuar. Përfundimisht kanë lënë kështu bankat e shkollës, për tu përgatitur për të tjera detyra.

Një ceremoni fantastike është organizuar dje në ambjentet e Teatrit Kombëtar nga diplomantët, për rreth tre orë. Të ftuarit të cilët kanë qenë të shumtë, si prindër, mësues, rezident me kombësi turke në Shqipëri, por edhe vetë ambasadori turk në vendin tonë kanë ndjekur një spektakël shoë me këtë rast.

Djemtë dhe vajzat e këtij kolegji kanë nxjerrë në pah talentet e tyre. Valle popullore shqiptare dhe turke, pjesë dramatike dhe humor, por nuk kanë munguar as poezitë e zgjedhura. E duke lënë pas rregullat e kolegjit 80 të diplomuarit e djeshëm, i pret liria e Universiteteve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/