Llalla i jep prokurë avokatit nga Stambolli për vetingun, në datë 6 qershor vendimi i Kolegjit

  • 6 years ago
Në datë 6 qershor do të vendoset nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do i nënshtrohet vettingut. Ky ishte vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ditën e sotme në një seancë që zgjati për rreth 3 orë. Avokati i Llallës kërkoi ndërprerjen e procesit të Vettingut për Llallën, pasi dha dorëheqjen nga sistemi, por Komisioneri Publik kundërshtoi. Sipas Florian Ballhysës, Llalla nuk duhet ta paraqiste dorëheqjen para Presidentit, por pranë KLD. Sipas ligjit, thotë Komisioneri Publik, statusi i magjistratit mbaron kur subjekti jep dorëheqjen te Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në kushtet kur këto dy institucione nuk janë ngritur akoma, ligji parashikon që duhet ta kishte dërguar dorëheqjen te KLD.

Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte më prokuror i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistratit. Llalla nuk ka respektuar ligjin për dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Dorëheqjen e paraqiti pranë Presidentit dhe jo pranë KLD-s sikur e parashikon ligji. KPK nuk beri asnjë verifikim nëse Llalla respektoi ligjin kur dorëzoi dorëheqjen.

Komisioneri Publik Florian Ballhysa
Këto pretendimi i kundërshtoi avokati i Llallës, Hazizaj i cili u shpreh se jo vetëm që Llalla nuk e gëzon më statusin e magjistratit pasi prej 2008 ai nuk është më prokuror me dekret presidenti por dorëheqja e tij është kryer në formë ligjore. Për të argumentuar pretendimin e tij Hazizaj prezantoi si provë dekretin e Presidentit që në 2008 e ka shkarkuar si prokuror Llallën duke e emëruar në krye të ILDKPKI dhe po ashtu vendimin e shkarkimit që parlamenti bëri në dhjetor 2017 kur Llalla u zëvendësua nga kryeprokurorja Arta Marku.