Jahni me pulë nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Jahni me pulë
Përbërësit:
4-6 copë mish pule
4 qepë
pak vaj ulliri dhe 1 lugë gjalp
kripë, piper të zi dhe dafinë
1/2 filxhanë kafe pure domate
1 lugë kafe piper të kuq
2 lugë gjelle miell
Përgatitja :
Në një tenxhere ngrohim vaj dhe sheqer pluhur pak sat ë zbardhet lëkura e mishit të pulës. Shtojmë ujë të valuar, dafinë dhe e lëmë mishin të ziejë, pas pakshtojmë dhe kripën. Në një tigan tjetër vendosim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepët yë grira imët, e kaurdisim deri sat ë zverdhet mirë. Shtojmë pak pure domate dhe piper të kuq, e përziejmë dhe e shuajmënë lëng pule sat ë marrë pak valë, e shtojmë në tenxhere dhe e lëmë të ziejë sëbashku copat e pulës. Shkrijmë gjalpin, pak vaj kaurdisim miellin, deri sat ë zverdhet dhe përsëri e shuajmë me lëng pule sat ë marrë valë e shtojmë në tenxhere. Rregullojmë shijen e spërkasim me piper të zi dhe gati për ta shërbyer.

Recommended