• 4 years ago
Tavë me pulë, patate dhe kos
Përbërësi:
600 gr fileto pule ( 4 fileto mesatare)
3 kokrra vezë
1 qepë
3 patate
2 karrota
1 filxhan çaji kos ( 200 gr)
kripë dhe piper të zi
Rigon, trumzë
1 lugë gjelle mustard
pak vaj ulliri ( 2 lugë gjelle)
Përgatitja:
Lajmë filetot e pulës dhe I presim ato në kubikë sa një kafshatë dhe e kaurdisim në tigan sat ë zverdhet. Qepën e presim shumë hollë, në kubikë të vegjël. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë të plota dhe shtojmë në to kosin dhe I përziejmë sëbashku duke shtuar në tas edhe mishin e pulës, shtojmë pak rigon dhe pak trumzë dhe lugë gjelle mustardë. Grijmë në rende nga ana e trashë e saj patatet dhe karrotat dhe I shtojmë në tas dhe qepë e grirë hollë ( nëse dëshironi mund të kaurdisim pak miellin) . I trazojmë të gjthë përbërësit mirë në tas dhe I shtojmë në një tepsi të lyer me pak vaj ulliri, e nivelojmë sipërfaqen dhe e evndosim mbi të në fund feta të holla me domate. Opsionale ne fund mund të përkasim me pak djath kackavall.

Category

📺
TV

Recommended