Mish pule me patate dhe karrota nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Mish pule me patate dhe karrota
Përbërësit:
4 racione mish pule
2 qepë mesatare
600 gr patate
300 gr karrota
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë lëng pule
kripë dhe piper të zi
Rozmarinë
Përgatitja:
Lajmë dhe thajmë mishin e pulës. Ngrohim vajin dhe vendosim copat e mishit fillimisht nga lëkura e lëmë sat ë zverdhet pak e më pas e kthejmë nga ana tjetër. I largojmë nga tigani dhe I vendosim në një tepsi e më pas ën furrë në temperaturë 190 gradë Celsius. Ndërkohë në po atë yndyrë kaurdsim qepën të prerë në rrathë të hollë. Kaurdisim qepët deri sa të ulë volumin por pa I dhënë ngjyrë. Shtojmë në tiganin me qepë karrotat të prera në shkopinj me gjatësi 3-4 cm. Vazhdojmë kaurdisjen për 4 minuta e më pas shtojmë patatet të prera dhe ato si karrotat, I trazojmë perimet sëbashku duke shtuar herë pas here nga pak lëng pule me qëllim që të mos ngjiten. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe rozmarinë, I lëmë në tigan për 5 minuta. Njxerrim copat e mishit dhe I vendosim mbi perime. I mbulojmë me letër alumini dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta. Perimet nuk duhet të marrin ngjyrë port ë jenë të gatuara sin ë avull.

Recommended