Mejdani dekoron presidentin turk Sulejman Demirel - (10 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot pasdite në pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka pritur presidentin e Republikës së Turqisë, Sulejman Demirel në vizitën e tij të katërt në Shqipëri. Para ceremonisë së dekorimit me urdhërin e lartë ?Gjergj Kastrioti? të presidentit turk Demirel, u ekzekutuan himnet e dy shteteve. Në ceremoni ishin të pranishëm diplomat, politikan dhe gazetarë.

Në fjalën e tij presidenti Mejdani e cilësoi presidentin turk Demirel mik të vërtet të Shqipërisë, arkitekt të ndërtimit të marrdhënieve dypalëshe. Mejdani vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të Turqisë dhe presidentit Demirel në paqësimin e rajonit të Ballkanit, përfshirë Kosovën.

Në motivacionin e dekorimit të presidentit turk Demirel me urdhërin e lartë ?Gjergj Kastrioti?, presidenti mejdani u shpreh: Për kontribut parësor në forcimin e miqësisë tradicionale mes popullit shqiptar dhe atij turk, për angazhimin personal dhe atij institucional për forvimin e bashkëpunimit të gjithanshëm shqiptaro-turk dhe për rolin e madh politik e human në shërbim të paqes dhe mirëkuptimin në rajonin e Ballkanit e më gjerë.

Vizita në Shqipëri ishte vizita e fundit e Sulejman Demirel si president i Turqisë në arenën ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/