Rexhep Mejdani në Gjykatën Kushtetuese - (22 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kreu i shtetit Rexhep Mejdani ka zbritur sot në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar rritjen e nivelit professional në këtë institucion por njëkohësisht edhe për te diskutuar rreth mungesës të historikut të saj. Në këtë takim i cili zgjati për më tepër se dy orë është folur edhe për lidhjet e gjykatës kushtetuese shqiptare me një histori 8 vjeçar me gjykatat e vendeve europiane.

Sipas kryetarit të Gykatës Kushtetuese Fehmi Abdiut tashmë ka filluar sistemimi i të gjitha dokumenteve për ti ardhur në ndihmë rendidjes së historisë së Gjykatës Kushtetuese. Mendohet se në këtë takim është folur edhe rreth pikës së nxehtë të KQZ, por presidenti i republikës Rexhep Mejdani pas takimit nuk komentoi asgjë që lidhet me këtë çështje.

Presidenti Rexhep Mejdani:- ?Ishte një vlerësim që i bëhet Gjykatës Kushtetuese për punën që ka bërë në rritjen e autoritetit, profesionalizmit, kualifikimit të saj?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari