Drafti i PS për Gjykatën Kushtetuese e të Lartë: Nëse Presidenti refuzon betimin, bëhet me shkrim

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Humbën një betejë por vijojnë ?luftën? me Presidentin e Republikë. Partia Socialiste nuk dorëzohet të lëshojë Arta Vorpsin, por kërkon me çdo kusht ta bëjë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pasi Presidenti nuk thirri Vorpsin për të bërë betimin, por Marsida Xhaferllarin, mazhoranca ashtu siç kishte paralajmëruar ka depozituar në Kuvend projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me ndryshimet e propozuara i lihet 10 ditë afat kohë Presidentit, në rast të kundërt gjyqtari ia dërgon me shkrim betimin Kreut të Shtetit.

"Presidenti organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale."
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/drafti-i-ps-ja-si-do-behet-betimi-i-gjyqtareve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp