Klan High Definition tani edhe ne Diber

  • 4 years ago
Platforma digjitale tokësore e #TVKLAN ka nisur transmetimin edhe në zonën e Dibrës.

Ky stacion e ri, i cili ndodhet mbi malin Arapaj, përballë qytetit të Peshkopisë,  tek blloku i antenave celulare, bën të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të tv gjithë kësaj zone.

Kjo platforme,  mbulon me sinjal HD qendrat administravive Kala e Dodës, Sllovë, Kastriot, Fushë-çidhën, Tomin, qytetin e Peshkopisë, Melan, Maqellarë, Bllatë,  Gjoricë, dhe gjithë fshatrat e këtyre njësive administrative.

Gjithashtu ky stacion mbulon me sinjal edhe zonat e banuara nga shqiptarë në Dibrën e Madhe dhe Komunen Qendër Zhupë, në Maqedoninë e veriut.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TVKLAN, mjafton të keni një televizor të viteve te fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.

Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga maja e malit Arapaj, të beni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t?ju renditen kanalet e platformës sonë: TVKLAN, KLANPLUS, ABC NEWS, TV SCAN, SYRI TV, KLAN MACEDONIA, dhe KLAN MUSIC.

Gjithashtu nga ky stacion, TVKLAN ka filluar edhe transmetimin analog i cili me parë është transmetuar nga antena mbi bashkine e Peshkopisë. Tani të gjithë banorët e zonës së Dibrës dhe Dibrës së madhe mund të ndjekin të dyja transmetimet analoge dhe digjitale me të njëjtën antenë të drejtuar nga maja e malit Arapaj.

Platforma #HighDefinition e TVKLAN, platforma e parë dhe e vetme private që nisi transmetimet digjitale në zonën e Dibrës dhe si gjithmone e vetmja platformë pa asnjë pagesë. #Diber

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/