KLAN tani edhe ne Maqedoni, behet kompania mediatike me me ndikim ne Ballkan

  • 6 years ago
Televizioni Klan do të jetë tashmë edhe në Maqedoni. Pas suksesit në Shqipëri e Kosovë, Kompania Mediatike Klan prej të enjtes ka në pronësi edhe një tjetër televizion kombëtar, në Shkup. Më tre Maj, në ditën botërore të lirisë së medias, Kompania Klan nënshkroi blerjen 100 % të aksioneve të televizionit kombëtar Art Channel në Maqedoni.

Ky është një tjetër investim i madh, që siç thotë drejtori i përgjithshem i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj, do të sjellë frytet e tij në një kohë të shkurtër, duke u bërë televizioni më i ndjekur në Maqedoni, brenda 1 viti.

"Ajo që unë mund t?ju them në këtë ditë të parë të firmosjes është një premtim shumë i shkurtër; Art Channel në Maqedoni do të jetë si Televizioni Klan në Shqipëri. Kam besim jo vetëm në investimet tona, por kam besim edhe në kualitetet e stafit të këtushëm të gazetarëve, të krijuesve dhe do të punojmë që shumë shpejt të jetë televizioni më i ndjekur në Maqedoni, jo vetëm ndër shipfolësit, por më e ndjekur edhe ndër të gjithë TV e këtij vendi. Përvoja nuk na mungon, mundësitë e investimeve nuk na mungojnë, kualitetet gazetareske në Maqedoni besoj nuk mungojnë, besoj se do t'ia arrijmë këtij qëllimi. Shpresoj që në harkun e një viti të jemi TV më i ndjekur".
Investimi, thotë Aki Etemi që nënshkroi shitjen për Art Channel, do t?i sjellë tregut mediatik në Maqedoni atë që i ka munguar prej vitesh.

"Sa i përket mediumeve në Maqedoni, kjo do të jetë një kapital i gjithë shoqërisë, bashkëpunimi domethënë më një televizion, siç është Klani, që ka një ndikim të jashtëzakonshëm tek hapësirat shqiptare dhe gjithandej, besoj se do të sjellë një frymë të re edhe në Republikën e Maqedonisë".

Kjo blerje e re rrit prezencën e Kompanisë Mediatike Klan në Ballkan, duke u bërë kompania mediatike me shtirjen dhe ndikimin më të madh në rajon.

"Kam besim jo vetëm në investimet tona, por kam besim edhe në kualitetet e stafit të këtushëm të gazetarëve, të krijuesve, dhe do të punojmë që shumë shpejt të jetë televizioni më i ndjekur në Maqedoni, jo vetëm ndër shipfolësit, por më e ndjekur edhe ndër të gjithë TV e këtij vendi", shprehet Drejtori i Përgjithshëm i TV KLAN, Aleksandër Frangaj.

Prezenca e Kompanisë Klan në Maqedoni jo vetëm që do të sjellë risi në tregun mediatik atje, por me rritjen e cilësisë së programeve të shumëllojshme televizive, Art Channel do të shndërrohet shumë shpejt në televizionin e të gjitha familjeve shqiptare e maqedonase, duke mbuluar të gjithë territorin e vendit fqinj.

Recommended